Haskuka: Do të qeverisim bashkë

0

Kryetari i komunës së Prizrenit dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat tjetërnë krye të këtij qyteti, Mytaher Haskuka ka thënë se do të qeverisin së bashku me qytetarët, institucionet qendrore dhe qeverinë më të suksesshme që ka pasur ndonjëherë Kosova.Ai ka shkruar në Facebook se çdo punë e filluar, e që është bllokuar deri më tani, do ta përfundojmë me nder e përgjegjësi.“Sot kryeparlamentari Glauk Konjufca ishte për vizitë në qytetin tonë. Glauku është adhurues i Prizrenit, por edhe qytetarët e Prizrenit e duan atë. Andaj u mirëpritëm nga shumë qytetarë, të cilët e shprehën mbështetjen e plotë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai siguroi për mbështetje të parezervë të institucioneve qendrore për Prizrenin, e cila na mungoi me vite, e unë i sigurova që çdo punë e filluar, e që është bllokuar deri më tani, do ta përfundojmë me nder e përgjegjësi. Ne do të qeverisim së bashku. Bashkë me qytetarët. Bashkë me institucionet qendrore dhe qeverinë më të suksesshme qëka pasur ndonjëherë Kosova”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *