Haskuka: Duhet një riorganizim total i qytetit të Prizrenit

0

Kryetari aktual, dhe kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se ai pretendon të bëjë riorganizimin total i qytetit të Prizrenit.“Në të ardhmen mendojmë se duhet një riorganizim total i qytetit të Prizrenit në mënyrë që të hapet perspektiva zhvillimore në 4 apo 5 vitet e ardhshme, andaj un sot prezantova se si ta bëjmë Prizrenin kryeqytet të zhvillimit dhe të hapësirës më të madhe të gjelbër këmbësorie në rajon.”“Ne kemi në planë që me 3 projekte të bëjmë hapjen e qendrës historike nga Sheshi i shatërvanit deri te Bazhdoranja dhe deri te ndërtesa e administratës komunale.”“Për ti bërë të gjitha këto kemi edhe projektin ideorë, ku tuneli në mes të Dardanisë dhe Mullirit pastaj kemi edhe rrugë Prizren-Tetovë për ndërtimin e së cilës na nevojitet një infrastrukturë e mirë sepse do të ketë qarkullim të madh.”, tha Haskuka në Prime Time.Haskuka do të përballët me Shaqir Totajn e PDK-së në balotazhin e 14 nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *