Haskuka flet për aktakuzat që janë ngritur ndaj zyrtarëve të Komunës

0

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpjeguar aktakuzat që janë ngritur ndaj drejtorëve të tij në mandatin e parë qeverisës.Disa prej drejtorëve dhe zyrtarëve të komunës së Prizrenit u janë ngritur aktakuza gjatë kohës së qeverisjes Haskuka, i cili është kryetar prej vitit 2017.“Sa i përket aktakuzës së parë. Kemi pasur një zyrtarë të komuniteteve, parti me të cilën ishim në koalicion. Aktakuza ishte për një vepër që e kishte kryer në qeverisjen paraprake. Pra ai ishte zyrtarë i komunës edhe atëherë. Pastaj kishim gjashtë aktakuza. Një ndaj një drejtori dhe të tjerëve që ishin vartës të tij. Aktakuza ishte për rrëzimin e objekteve që kishin tejkaluar lejen e ndërtimit. Pra e dimë se kemi një qendër tregtare të madhe e cila ka ndërtuar disa objekte. Por inspektorët e kanë parë që është tejkaluar leja e ndërtimit. Kur kanë dalur ekipet që të rrëzojnë, merret një vendim tjetër nga gjykata administrative kalon në gjykatën për kundërvajtje. Kjo është. Gjera në komunën e Prizrenit në 120 vitet e kaluara, janë ndërtuar 17 ndërtime pa leje në prona publike. Ne nuk kemi lejuar ndërtime pa leje në prona private”, ka thënë ai në emisionin dPt te Fidani në T7.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *