Haskuka ; Fuqizoni zemrën dhe jetën e tyre mos pini duhan!
Sot,me rastin e Ditës Botërore e zemrës me moton’’Reflekto fuqi’’,sot, në shëshin e Lidhjes kishin dalur ekipi profesional i QKMF-së e ku me këtë rast edhe i bënë disa nga ekzaminimet që lidhen me peshën, tensionin që lidhen me punën e zemrës.Ku me këtë rast e vizituan kryetari i komunës Mytaher Haskuka, nënkryetari Shehu, drejtoresha e Shëndetësisë Narqize Arënliu Hoxha, drejtori i QKMF Dr Xhevat Elezkurtaj ku edhe bënë kontrollë me këtë rast. Kryetari Haskuka tha se sot, këtu vetëm për dy orë kanë marrë trajtim më shumë se 30 qytetarë, Kurse në këëtë ditë unë dua të poirisisë se njeriut i duhet të ketë aktivutet fizik, të konsumojë ushqim të shëndtsshëm dhe mpt të pijë duhan. Sot shënuam Ditën Botërore të Zemrës, me të cilën synojmë informimin e qytetarëve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV), të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.
Në këtë ditë qytetarët u informuan se çfarë duhet të bëjnë për të fuqizuar zemrën dhe jetën e tyre:
Të kontrollojnë rregullisht presionin e gjakut,
Të ushqehen shëndetshëm,
Të bëjnë aktivitete fizike,
Të ndërpresin duhanin dhe
Të reduktojnë alkoolin.
Kurse drejtoresha e shëndetësisë Narqize Arënliu Hoxha me këtë rast tha se asëmundjet e zemrës janë vrasësit numër një në botë . Mirëpo, duhet pasur kujdes të shtuar për sëmundjete zemrës tha ajo.
Nga zemra sipas shënimeve tashmë të bëra publike vjnë 17.5 vdekje të parakohshme në vit dhe ky numër pritet të rritet ddri në 23 milion vdekje në botë.