Haskuka: kam shprehur mbështetjen e pa rezervë të Komunës së Prizrenit, që të ofrojmë kushte sa më të mira për personat me nevoja të veçanta.
Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka sot, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, ka vizituar Qendrën e Kujdesit Ditor – PEMA . ku edhe ka shkruar .’’Sot pata kënaqësinë që të vizitoj Qendrën e Kujdesit Ditor – PEMA, e cila ofron shërbime psiko-sociale dhe këshilluese për fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe mora pjesë në aktivitetin e shoqatës “Cerebralis” të organizuar për nder të kësaj dite.
Gjatë këtyre vizitave, me përfaqësuesit e këtyre shoqatave biseduam në lidhje me aktivitetet OJQ-ve të tyre, si dhe për angazhimin e deritanishëm të Komunës së Prizrenit, si për mbështetjen financiare të shoqatave që veprojnë në këtë drejtim, projektet ku i kushtojmë një vëmendje të veçantë përmirësimit dhe krijimit të infrastrukturës që iu përshtatet personave me nevoja të veçanta, programet për integrimin e personave me nevoja të veçanta në tregun e punës, si dhe mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta për gjithë përfshirje në arsim.
Me këtë rast kam shprehur mbështetjen e pa rezervë të Komunës së Prizrenit, në mënyrë që të ofrojmë kushte sa më të mira për personat me nevoja të veçanta.’’/qendrapress.com/