Haxhiu: Pensionet kontributdhënëse duhet t’i marrin të gjithë pensionistët që kanë punuar

0

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka shpalosur nismën ligjore për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. Ajo përmes një konference për medie tha se pensionet kontributdhënëse duhet t’i marrin të gjithë pensionistët për aq sa kanë punuar.

Sipas saj nuk duhet të zbatohet udhëzimi administrativ i vitit 2015 që është diskriminues dhe se në bazë të tij pensione marrin vetëm ata që kanë punuar në sistemin okupues.

ky plotësim i ligjit do të gjejë përkrahje tek të gjitha grupet parlamentare, ndërsa adresoi kritika edhe për ministrin e këtij dikasteri, Skënder Reçica.

“Meqenëse qeveria nuk është e gatshme, pensionet kontributdhënëse të marrin të gjithë pensionistët për aq sa kanë punuar. Diskriminuese është se pensione marrin ata që kanë punuar në kohën e ish sistemit. Arsyetimi i ministrit se kemi hartuar një koncept-dokument është një rrugë e gjatë për të vonuar procesin”, tha ajo./KP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *