Haziri Kurtit: Diaspora s’do ta falë poshtërimin që u bëre 

                         Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar për deklaratën e Kurtit, i cili tha se ¾ e nxënësve tanë janë analfabetë funksional.Haziri ka thënë se tash e 60 vjet nuk i ka ofenduar më shumë diasporën sesa Kurti.“Diasporën që tash e 60 vjet e mban gjallë këtë vend, e 23 vjet pas luftës e ruan paqen sociale, kurrkush nuk e ka goditur e ofenduar në këtë masë sa Albin Kurti. Me i quajt ‘alalfabetë funksionalë’ mërgatën tonë, është poshtërimi e lëndimi më i madh që ua ka bërë dikush ndonjëherë”, u shpreh ai.Ai më tej i dërgoi edhe një mesazh Kurtit, duke thënë se besimi i shumicës së bashkatdhetarëve ka për t’u kthyer shpejtë në mosbesim. Haziri më tej tha se diaspora nuk do ta falë Kurtin për këtë ofendi.“Në vitet 60-ta gjyshërit e baballarët tanë migruan si punëtorë krahu e asistentë për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e politike si pasojë e regjimit të kohës, por nga gjenerata e dytë, e veçanërisht ajo e tretë, dolën mjekë, inxhinierë, profesorë, biznesmenë e zanatli tepër të suksesshëm, të cilët sot na bëjnë krenarë me arritjet e tyre.Bashkatdhetarët tanë janë heronjtë e gjallë edhe të ditëve të sotme. Falënderim deri në përulje gjyshërve, baballarëve, vëllezërve, motrave, nipave e mbesave tona, të cilët nuk e harruan kurrë vendlindjen e prejardhjen. Ata një pjesë bukur të mirë të kuletës së tyre vazhdojnë ta ndajnë edhe sot për këtë vend.E këta që po ikin sot, po ikin prej teje, prej regjimin tënd që po administron me Kosovën. Kosovarët këtu e kudo në botë, kanë me të mbajt në m/end si politikan që s’ka ekip e që nuk di me qeveris, por që i di veç dy gjëra: me i blloku proceset e me i lëndu njerëzit”, u shpreh ai. /Zëri