Haziri: Nuk kemi marrëveshje me AAK-në për postin e presidentit

0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk ka bisedime me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për postin e presidentit.

“Derisa e kemi këtë gjendje, nuk kemi zhvillim tjetër politik, nuk e kemi parë të arsyeshme të flasim për çështjen e presidentit. Fundja, në afatin kushtetues presidenti e ka mandatin e vet. Nëse pretendimet e prokurorit të specializuar konfirmohen nga ana e Gjykatësit i rastit, atëherë LDK-ja bisedon me partnerët dhe partitë tjera politike”, ka thënë Haziri për Radio Evropa e Lirë.

Të mërkurën, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur synimin e tij të qartë për postin e presidentit.

Ndërsa, nuk ekziston një marrëveshje në mes partive të koaliconit.

Në anën tjetër, zyrtari i lartë i Vetëvendosjes ka kundërshtuar ashpër këtë pretendim të Haradinajt, në një kohë kur VV insiston për zgjedhje të reja.

Në fillim të vitit 2021 skadon mandati i presidentit për Hashim Thaçin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *