Heroi i Kombit prof. Xhemajli Berisha do të mbetet i përbotshëm në kujtesën kombëtare.

Sot, u përkujtua 35 vjetori i rënies heroike në altarin e lirisë, të Heroit të Kombit Prof. Xhemaji Berisha. Shokë.  miq  bashkëveprimtarë e familjarë të heroit as  sot, e 35  vite  nuk e harrojnë kurrë atdhetarin e lirisë, mikun tyre të fjalës, profesorin e madh të vegjëlisë dhe idealistin   prof Xhenajli Berisha.E nderojnë me pietet të  gjithë ata që  e njohën e dëgjuan për  heroizmin e  profesor Xhemës. Kush nderon dëshmorët, nderon fillimisht veten e tij!Nderon kombin dhe nderon vendin e  lirinë.

 Më 6 Prill 1989, e ekzekutojnë barbarisht dhe e hedhin nga ndërtesa e sigurimit shtetëror serb, duke u munduar ta paraqesin rastin si vetëvrasje. Për 35 vite me radhë ne si familje kërkojmë zbardhjen e këtij rasti, por heshtja institucionale e individuale e akterëve të krimit vazhdon. Vdekja e  profesorit Xhemajli atëbotë  ishte e rëndë dhe padyshim se pos profesorit u arrestua edhe  vëllai i tij po kështu një atdhetar  i dalluar Skender Berisha, kështu kjo familje  u bë halë në sytë e  Serbisë, dhe nuk  i ndalën kurrë dënimet dhe torturat ndaj kësaj familje atdhetare. Profesor Xhemajli Berisha, ishte  i dalluar  në idealin tij dhe  asnjëherë nuk  u dorëzua  pa asnjë  tutorizmi sllav. Ishte  një idealist që  mbi të  gjitha e donte  dhe nderonte  bashkimin e atdheut , për të cilën shpesh thoshte jeta  është asgjë, por  mbi të  gjitha është  Shqipëria dhe  liria e plotë  e Kosovës. Ne  edhe 35  vite  pas  ende  nuk po e bëjmë realitet  një  kërkesë të  profesorit, Kjo ndoshta  me  fajin e zhvillimeve  globale  apo politikave ndërkombëtare, por   së pari shqiptarët duhet të  jene një e pas kësaj vije  edhe  bashkimi,Të  shpresojmë se  ideali i profesor Xhemajli Berishës heret a vonë do të bëhet realitet//QendraPress.com/