Heroi i kombit Ramë Bllaca, ishte dhe mbetet figura emblematikë e kombit tonë. U tha në përvjetorin e 87 të vrasjes.
Tek vendi i vrasjes në hyrje të fshatit Bllacë sot, ishin tubuar qindra njerëz e në mesin e tyre edhe intelektualë e atdhetar e ku ishte edhe kryetari i komunës së Therandës Bali Muharremaj, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, deputet të Parlamentit si Albena Reshtitaj, e shumë të tjerë. Po kështu ishin edhe prof dr Hakif Bajrami, Intelektual të Kosovës dhe diasporës, për të nderuar eventin e Shoqatës për rikthimin shqiptareve Jahja Lluka dhe për të nderuar figurën madhështore ët heroit ët Kombit Ramë Bllaca. Prezentë ishin edhe ;Mulla Xhevat Kryeziu e Mulla Fetah Bekolli dhe hoxhallarë të tjerë. Lidhur me lapidarin e këtij heroi dhe për veprimtarinë e Ramë Bllacës ka folur fillimisht Jahja Lluka,. Ai pastaj ka bërë një analizë duke theksuar se vetëm në Turqi thuhet se janë rreth 25 milion shqiptarë. Kurse ai tha se nëse vazhdon ikja e shqiptarëve nga Kosova , është e frikshme kjo çka mund ët ndodhë .
Për të vazhduar pastaj Prof. Hakif Bajrami, i cili tha se Ramë Bllaca, e ka prishur marrëveshjen e Rusisë dhe Serbisë sepse në akt marrëveshje thuhej se familjes shqiptare i takojnë vetëm 40 ari tokë, deri familjeve serbe mbi 40 hektarë, kësaj marrëveshje Ramë Bllaca, i tha jo në Parlamentin e Beogradit duke ja grishur marrëveshjen dhe tha se shpërngulja e shqiptarëve nuk do të ndodhë duke përdor maksimën Rrini këtu tha prof .Bajrami. Pastaj, ai tha se Ramë Bllaca, ishte dhe mbetet një nga ata Heronjtë që duhet të admirohet jo vetëm për atë kohë , por edhe sot është një mesazh se ne duhet ët rrojmë këtu në Kosovë.
Kryetari i komunës së Therandës Bali Muharremaj me këtë rast nga shoqata u nderua me një mirënjohje , kurse ai për figurën madhore të Ramë Bllacës ai tha se kjo figurë emblematike padyshim se është pak të themi edhe mijëra fjalë,sepse vepra e atij ishte shumë e madhe.
Figurat e mëdha sei Ramë Bllaca duhet të rikujtohen përgjithmonë, Unë pajtohem me atë që tha profesor Bajrami.
Nënkryetari i Parlamentit të Kosovës Enver Hoxhaj foli me pietet për këtë figurë madhore të kombit. Pastaj ai tha se lufta e UÇK-së ka quar ne vend amanetin e heroit Ramë Bllaca sepse ka shtuar veprimtarinë e kombit shqiptar në ma shumë hapësira dhe vazhdoi. Figura e Ramë Bllacës ishte dhe mbetet një nga ato figura emblematike që padyshim se kërkohet ta kemi si model një atdhetar që diti ti thotë jo Serbisë dhe planeve të Rusisë.
Në emër të familjes të pranishmit i falënderoi , të gjithë pjesëmarrësit si dhe ata të ardhur nga diaspora nipi i Ramës, Afrim Bllaca i cili me këtë rast edhe porositi se gjaku i heronjve duhet të jetë rruga jonë e së ardhmes. Ai pohoi se ndihet krenar për gjyshin e tij sepse amaneti i tij vërtetë për kohën e atëhershme , por, edhe të tanishme do të thotë shumë.
Pas kësaj u bënë homazhe tek varret e heroit Ramë Bllaca, në Bllacë dhe atdhetarit të madh të birit të këtij Heroi Qazim Bllaca .Kurse,u vizitua edhe kulla e Ramë Bllacës e cila u tha se ka nevojë që kjo kullë të rinovohet sepse është mesazhi më i mirë i brezave që shqiptarët duhet të rrinë në Kosovë e ta duan atdheun më shumë se gjithçka tjetër .Shumë personalitete të kohës e veprimtarë të palodhur sot, nderuan këtë vigan e kolosë të kombit.
.