Heroi i Kosovës Përparim Ali Thaçi po të ishte gjallë sot do të festonte 47 Vjetorin e lindjes
Heronjtë e dëshmorët veç datëlindje kanë. Kjo është sa e saktë aq edhe krenare .Po ë ishte gjallë sot Heroi i Kosovës Përparim Ali Thaçi nga Landovica po të ishte gjallë do ta festonte 47 Vjetorin e lindjes, Ai sot prapë po e feston datëlindjen sepse i është i gjallë e po frymon në jetë, shprehet shoku e bashkëluftëtari më i ngushte Faik Berisha. Faiku e ka kujtuar shokun e tij të idealit e pushkës edhe në kohë lufte atëherë kur vishet vështirë të përmendet emri i tij. Faiku e kujtonte dhe po e atë ideal ai në shenjë kujtimi për Përparimin u tregua i paepur në luftë për liri.
Dëshmori i kombit Përparim Thaçi, ishte ndër dëshmorët e parë të Përdrinisë që ra në altarin e lirisë, Angazhimi i tij filloi në Drenoc të Rahovecit atje ku herët nisi pushka e lirisë pas krismës së pushkës së Adem Jasharit, Përparimi la indeksin me plot dhjeta, la topin në fushën e gjelbërtë dhe kapi pushkën e lirisë, Flijimi i tyre dhe gjaku i këtyre dëshmorëve dhe gjaku i dëshmorit ta parë të Përdrinisë Përparim Thaçi, që sot mund të shkollohemi e të jetojmë lirë, Gjaku i këtyre dëshmorëve ishte bazamenti i lirisë sonë. Derisa në këtë përvjetor edhe bashkëluftëtarë e kujtuan me pietet këtë dëshmor,edhe si një bashkëveprimtar të rrugës së lirisë. Derisa shoku i idealit dhe i studimeve Faik Berisha derisa fliste për figurën e këtij dëshmori tha se Përparimi ishte figura emblematike i të gjitha lëvizjeve të atëhershme, ai me këtë rast përmendi edhe organizimin e protestave të organizuara nga studentët e ku Përparim Thaçi ishte njëri ndër organizatorët e pastaj shkuarja në luftë dhe flijimi për për liri.
Njëri ndër shokët e luftës Faik Berisha tha se rënia e Përparimit neve shokëve na dha kurajë se si duhet të vdiset për të mos vdekur kurrë./qendrapress.com/