Heroi Kombëtar Skenderbeu më shumë respektohet në Shkup se në Prizren- Shkruan:Salih Çoçaj
Sado tani pesë shekuj pas historisë së madhe të kombit shqiptar të shkruajmë për figurën markante të Shkenderbeut do të duket e zbehtë,Por , ajo që na bëri të ndihen keq prizrenasit dje me rastine 28 nëntorit ishte nëpërkëmbja e kësaj figure, Unë po I numërojë vetëm disa nga këto .Së pari vendi ku është vendosur është rrethrrotullimi , aty ku nuk mund të bëhet një fotografi, por është e ndaluar me rregullat e komunikacionit të bëhet edhe një foto e vetme, E dyta ajo figurë është e punuar aq keq dhe krenarinë e madhe të Skenderbeut në kali siç e ka bota si e ka Prishtina,Tirana Shkupi, si e ka bota në Prizren shpatën ia ka vendosur skulptori si bostun dhe atë figurë madhore e ka bërë si lypsarë, keq shumë, Pastaj ajo figurë madhore e ka pasur vendin në ‘’Shatërvan’’ aty ku duhet të jete qytetërimi I Prizrenit aty ku mund të lidhej me pasardhësit e tij në ;Abdyl Frashërin e Ymer Prizrenin e jo në atje që vërtetë është nënshtruese dhe nuk e ka merituar ajo figurë e madhe kombit, Figurat madhore ose duhet të respektohen , ose së paku mos të fyhen, Prizreni dje e e ka fyer atë figura madhore të kombit shqiptar, Kjo tregon se Prizreni dje ka rënë nga provimi,
Përkundër shumicës së zërave të arsyeshëm që bëjnë me dije se shtatorja e Skenderbeut duhet vendosur brenda zonës historike të qytetit të Prizrenit, qeverisja i vendos themelet e shtatores në bisht të qytetit, në dalje të qytetit. Shfrytëzojnë në mënyrë patetike gjoja për festën e 28 Nëntorit. Djallëzore kjo.
, nuk dinë të mendojnë strategjikisht, nuk këshillohen me të gjithë, veprojnë krye në vete, madje shpërfillin edhe ligjin.
‘’Procesi i vendosjes sê shtatores së Skenderbeut nisi jo ligjshëm. A dini të paktën të bëni një punë si duhet pa shkelur në dërrasë të qelbur, o komunistë, se vetëm këta vendosnin si donin vetë pa e pyetur shumicën.
Nuk do të lejohet që figura e Skenderbeut të vendoset në bisht të qytetit. Keni shkelur rregullore e procedura, e ato shkelje do t’ju biejnë si lak rreth qafe. ‘’ janë shprehur qytetarët prizrenas/qendrapress.com/