Heroi Përparim Thaçi, mbetet fanar i pashuar për Pavarësinë e Kosovës

0

              Sot,  me rastin e 23 vjetorit të  rënies  për të mos vdekur kurr të  Heroit  Përparim Thaçi, u  bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ku është përkujtuar  njëri  nga dëshmorët e parë  të  Përdirinisë i angazhuar në Shtabin e  Drenocit . Nënë Setkia, motrat dhe i vëllai Edoni  këtë datë e ndjejnë  si një dhembje të përhershme  në shpirt, por  shumë  krenar se  tani Heroi i Kosovës nderon fshatin e nderon Gjithë Kosovën, Kujtime të  përbotshme shprehin edhe Faik Berisha e Nagip Morina, që ishin  të angazhuar  bashkarisnht  që në ditë  e para  kur thirri zëri i Atdheut  për liri.Përparimi ishte  futbollist  i shkelqyer, student shembullor, ishte udhëheqës në  Parlamentin e  Studentëve të SHLP së  Prizrenit atëbotë me  shokë e shoqe  si ; Behare Tafallari,Jehona Krsniqi, Leonora Morina, Nijazi Kryeziu, Dëfrim  Rifaj, Aqif  Iliazi, Bylbyl Duraku e shumë të tjerë.  Pas homazheve në Landovicë, është vizituar edhe vendi i rënies së Përparim Thaçit, ku para 23 vitesh ai u vra nga forcat serbe, ndërmjet fshatrave Bellacërkë e Xërxë, bashkë me dy shokët e luftës, dëshmorët: Feim Gashi dhe Sakip Bellaça, në kohën kur po shkonin në aksion për  të mbrjtjes së lirisë së  Kosovës. Figura dhe emri i Përparim Thaçit ,mbetet  njëra nga  figurat  emblematike e luftës  për lirinë e Kosovës shprhet  Komandant ‘’Quni’’  Osman Çerreti ,si dhe  Selim Morina ,të cilët  pohojnë se  Ai  ishte dhe mbetet njëri nga  ato  figura  heroike  që  do të  mbahet   nw mend   edhe  në shekujt e ardhshëm./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *