Heshtje e plotë në Vetëvendosje për kandidaturat për kryetarë të komunave, ende asnjë kandidat i zyrtarizuar
Nga dje e deri me 18 gusht, votuesit nga diaspora kanë mundësi të regjistrohen për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.Ndërsa të gjitha partitë, si PDK, LDK, AAK kanë zyrtarizuar shumicën e kandidatëve të tyre për kryetarë të komunave, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të hesht në këtë drejtim.Partia e kryeministrit Albin Kurti ende nuk ka bërë asnjë njoftim se kur mund të shpallë kandidaturat e saj për kryetarë të komunave.Gazeta Online “Reporteri.net”, ka tentuar sot të marrë një përgjigje nga kjo parti lidhur me kandidaturat, por nuk janë përgjigjur thirrjeve telefonike të gazetës.Reporteri.net ka tentuar të marrë përgjigje konkretisht nga zyrtari për media, Arlind Manxhuka, nënkryetarja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe kryetari aktual i Prizrenit, Mytaher Haskuka, por asnjëri prej tyre nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike.Mediet kanë raportuar në vazhdimësi se një garë e ashpër po zhvillohet brenda VV-së, sidomos në komunën e Prizrenit dhe atë të Mitrovicës.Agim Bahtiri e Shpejtim Bulliqi hapur kanë shpallur kandidaturat edhe për një mandat përkryetar të komunave që udhëheqin, Mitrovicën, respektivisht Podujevën.Ndërsa garë tejet e nxehtë është edhe në Prizren, ku Mytaher Haskukës hapur si kundërkandidate i ka dalë kohë më parë Drita Millaku.Duke parë se vetshpalljet për kryetar të komunave mund t’i shkaktojnë përplasje brenda partisë, kreu i VV-së, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së të mbajtur më 28 qershor i kushtoi një kohë të veçantë kandidaturave.Kurti, kërkoi që të ndalen menjëherë vetëshpalljet apo vetëkandidimet, si dhe pretendimet që dikush ka mbështetje nga niveli i tretë apo nga kryesia e Lëvizjes.Ndryshe, sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, subjektet politike mund të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje nga data 17 qershor deri më 16 gusht.
Më poshtë gjeni kandidatë e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së të zyrtarizuar deri tani për kryetar të komunave:
Kandidatët e PDK-së:
Shaqir Totaj – Prizren
Agim Aliu – Ferizaj
Uran Ismaili – Prishtinë
Ramiz Lladrovci – Drenas
Sami Lushtaku – Skenderaj
Naim Ismajli – Shtime
Besim Ilazi – Kaçanik
Shaban Shabani – Dragash
Rrahim Ternava – Fushë Kosovë
Murtez Zekolli – Suharekë
Bedri Hamza – Mitrovicë (kandidat i mundshëm)
Kandidatët e LDK-së:
Përparim Rama – Prishtinë
Gazmend Muhaxherri – Pejë
Anton Quni – Prizren
Deçan – Hyrie Dobrunaj
Pudujevë – Ekrem Hyseni
Suharekë – Ardian Shala
Lipjan – Imri Ahmeti
Fushë Kosovë – Burim Berisha
Viti – Sokol Haliti
Vushtrri – Xhafer Tahiri
Mehmet Krasniqi – Obiliq
Burim Krasniqi – Rahovec
Kandidatët e AAK-së:
Agron Kuçi – Junik
Ardian Gjini – Gjakovë
Ali Krasniqi – Obiliq
Bali Muharremaj – Suharekë
Bashkim Ramosaj- Deçan
Bekë Berisha – Istog
Besnik Tahiri – Podujevë
Daut Haradinaj – Prishtinë
Faton Jakupi – Kamenicë
Mensut Ademi – Vushtrri
Rrustem Berisha – Pejë
Smajl Latifi – Rahovec
Zenun Elezaj – Klinë