Heshtjet që flasin-Shkruan; Mrs. Nazmije GASHI, psikologe

Ka heshtje që nuk janë bosh. Ato mbartin fjalë të pathëna, emocione të shtypura dhe dhimbje që nuk gjejnë rrugë për t’u shprehur. Ky tension i brendshëm, shpesh i pathënë, ngadalë konsumon energjinë emocionale dhe mund të shkaktojë lodhje psikike dhe demotivim. Kur njeriu nuk ndihet i dëgjuar apo i vlerësuar, heshtja e tij bëhet një thirrje e fshehtë, një thirrje që shpesh kalon pa u vënë re.

Ka vende ku duhej të shkëlqente drita e frymëzimit, por hije të padukshme mbizotërojnë. Aty ku puna duhej të sillte gëzim, çdo hap shndërrohet në ritëm të rëndë, sepse shpërblimi shpirtëror humbet. Njeriu nuk jeton vetëm për të kryer detyra, ai ka nevojë të ndjejë se prania e tij ka kuptim, se kontributi i tij shihet dhe çmohet. Kur kjo mungon, njeriu ndjen lodhje emocionale, ankth dhe humbje të motivimit, që shpesh shfaqen edhe si ulje e vetëvlerësimit dhe ndjenja pafuqie.

Shpesh, njerëzit fshehin veten pas heshtjes: heshtin për të mbrojtur emocionet e lënduara, mbyllen brenda vetes ose supresojnë ndjenjat nën një maskë buzëqeshjeje. Por heshtjet vazhdojnë të flasin, trokitin si kujtesa e diçkaje të humbur, duke treguar nevojën për vetëdije, reflektim dhe rikuperim të energjisë emocionale.

Heshtjet nuk janë boshësi, por pasqyra të nevojës për ndryshim. Ato na ftojnë të reflektojmë: si mund të ndërtojmë hapësira ku secili gjen vendin e tij? Ku mund të rikthehet motivimi dhe puna të mos humbasë aromën e saj të vërtetë, atë të kuptimit dhe rritjes?

Duke dëgjuar heshtjet, kuptojmë më shumë se çdo fjalë.

Aty gjendet një thirrje për dritë, reflektim dhe kuptim./QendraPress/

Top of Form


Toggle panel: Yoast SEOToggle panel: Revolution Slider Options

  • Choose Slide Template  selected=’selected’defaultshortcode_slider, Slide 0 – (Slide)home, Slide 0 – (Slide)
  • Post
  • Block

Summary

VisibilityPublic

PublishImmediately

URLqendrapress.com/?p=442897Stick to the top of the blogPending reviewPost FormatGalleryImageStandardVideo

Apply suggested format: ImageAuthoradmin

Excerpt

Yoast SEO

SEO analysis: Needs improvement

Readability analysis: Not availableImprove your post with Yoast SEO

AI Assistant

Categories

Search Categoriesekonomikulture e artkulture eartLajmelajme-siguriMagazineOpinione