Hetues të Policisë në QNR, pak para se të nis rinumërimi i votave
Pas pak pritet fillimi i procesit të rinumërimit të votave me postë dhe me kusht në Qendrën për Numërim dhe Rezultate të KQZ pas vendimit të PZAP për rikthimin në numërim të votave për të cilat dyshohet se ishin të manipuluara, shkruan Reporteri.net.Në procesin e rinumërimit, që do të fillojë shpejtë, shihen hetuesit e policisë së Kosovës.Hetuesit e policisë tashmë kanë ardhur në Qendren e Numërimit të Rezultateve, ku po i marrin dëshmitë e nevojshme rreth procesit të numërimit.Ata pritet të vëzhgojnë procesin e rinumërimit të votave në QNR.Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidates së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Florentina Gjergjaj dhe Albena Reshitaj për rinumërimin e votave.Por i njëjti panel refuzoi kërkesën e Jetlir Zyberaj e Meliza Haradinaj për rinumërimin e disa kutive