Heu Kosovë martire po shumë lirë po ta shesin trollin! Shkruan/Prof. Skender Morina, veprimtar nga diaspora
Një ari tokë =1€ .
Një metër katrorë vetëm 1 Cent.
Tokë e larë me gjakë mbi gjashtë shekuj.
Vetëm rishqyrtimi komplet i pronave të privatizuara një nga një dhe bërja transparent e çmimit të privatizimit të këtyre pronave është zgjidhja e duhur, kuptohet aty ku ka abuzime me çmimet qesharake prej 1 € ari duhët përgjegjësi të atyre që shitën dhe atyre që blenë tokën shqiptare të Kosovës të larë me gjak ndër shekuj. Çdo pëllëmb e tokës së Kosovës ka më shumë vlerë se 1€ qoftë ai edhe pjesë guri e lëre më tokë pjellore. Mbi 6 shekuj është larë me gjakë çdo pëllëmbë e kësaj toke të bekuar që Zoti e dhuroj për shqiptarët dhe jo vetëm për politikaj dhe “biznismen ” të pandëgjegjshëm.
Varre dëshmorësh e martirësh gjithandej për kët tokë, por ajo është në grushtin e disa politikajve dhe “biznismenëve” dhe jo në shërbim të gjithë qytetarët të Kosovës. O burra të luftojmë e ta çlirojmë tokën shqiptare të Kosovës, të vdisni për të por për ta privatizuar s’keni nevojë ju se atë e bëjmë pronë të tonën ne.
Si munden t’u thonë Lavdi dëshmorëve të kombit shqiptar të rën për lirinë e Kosovës kësaj pjese të Shqipërisë./qendrapress.com/