“Hidroregjioni Jugor” në Prizren: Mos e keqpërdorni ujin !
Kompania e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka bërë thirrje që uji të shfrytëzohet nga konsumatorët vetëm për nevoja higjieno-sanitare.“Me rritjen e temperaturave ka filluar që të rritet edhe keqpërdorimi i ujit të pijshëm”, thuhet në njoftimin e kompanisë“K.R.U. ‘Hidroregjioni jugor’ me njësitë punuese: Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash u bën thirrje të gjithë konsumatorëve, të cilët furnizohen nga shërbimet tona, që uji të shfrytëzohet në mënyrë sa më racionale dhe ekskluzivisht për nevoja higjieno-sanitare e në asnjë mënyrë për destinime tjera, sepse me rritjen e temperaturës ka filluar që të rritet edhe keqpërdorimi i ujit të pijshëm dhe rrezikohemi që të aplikojmë reduktimet për furnizim të ujit të pijshëm”.“Ju bëjmë me dije se në qoftë se vazhdon ky trend i konsumit të ujit të pijshëm pa kritere, si për ujitje dhe destinime tjera, atëherë jemi të detyruar të aplikojmë reduktime edhe më të ashpra se këto të cilat po i publikojmë sot.