Hipokrizia është shkalla më e ulët e dinjitetit- Shkruan:Salih Çoçaj
Këtë nivel të degraduar dinjiteti e morali njerëzor sot e reflektojnë përfaqësuesit e LDK, në qeverisje dhe parlament. Desha ti ndaja nga ata përfaqësuesit familjarë apo të bijtë e bijat e personaliteteve politike të LDK të vrara gjatë dhe pas lufte, por se bëj dot sepse po qëndrojnë pjesë e ekipit të të padinijtetshmëve që sot përfaqësojnë LDK. Kemi njëzet vite e me theks nga pavarësia apo me saktë nga vdekja e Presidentit të lavdishëm Rugova, që në çdo fushatë elektorale dëgjomë sloganet “mos i votoni ata që na vranë Ahmet Krarasniqin, Enver Malokun, Xhemajl Mustafen, Shaban Manajn, Smajl Hajdarin, Ismet Rracien e shume persona tjerë të rangjeve dhe përkatësive të ndryshme profesionale e politlke”. (PS. Me tërë respektin njerëzor ju kërkoj falje familjeve që po i përmend këta emra të njerëzve të ndritur që patëm si popull). Fushatën e fundit të zgjedhjeve të Tetorit 2019, i kamë përcjellë në mënyrë aktive zhvillimet politike dhe garën elektorale. Me ka irrituar pa masë kur i dëgjoja të çirreshin me të njëjtën histeri e patetizem si kandidatja për kryeministre znj. Vjosa Osmani edhe gardianet e Isa Mustafës, apo ushtaret e tij në krye me Anton Qunin që u zotuan solemnisht se do jen në politikë deri sa ti shohin udhëheqësit e UÇK Hashim Thaçin e Kadri Veselin prapa grilave, tek iu bënin thirrje elektoratit të vet që tua japin votën e të mos fitojnë “ata që na vranë dhe renditnin duke i keqpërdorura pa fije skrupullsie, emrat e figurave politike dhe bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës, ekzistenca e cilëve nuk do ju krijonte hapësire gardisteve të Isa Musafës sot të jenë në politikë”. Zaten po harrojnë këta se nuk janë te largëta kohet kur ta zëmë tani fanatiku më i zëshëm i LDK, Anton Quni përkrah shumë antirugovistëve të tjerë ishte i papërballueshëm në Zvicër, deri sa shkoj në strukturat e “FARK” në Ministrinë e Mbrojtjes, me detyra ekstra nga padronet e tij, për tu strukturuar me detyra të veçanta! Gjatë fushatës politike u ndjeva i fyer tek i dëgjoja dhe nuk u kurseva t’ua kujtoja familjarët e të vrarëve, (personalitete të shquara që gazojnë respekt, bashkëpunëtor të Presidentit Rugova, se po i keqpërdorin emrat e tyre për fushatë elektorale dhe se ketë e bëjnë çdo fushatë edhe asnjëherë s’ka provuar te bëjnë asnjë hetim të vetëm për zbulimin e vrasjeve të tyre për të vendosur drejtësi për ta edhe pse i kanë pasur pozitat dhe mundësitë ligjore. Nuk u kursyen dhe me pa skrupullsi në listat zgjedhore i futën edhe emrat e pasardhësve të tyre. Sot, ne parlamentin e Kosovës ku gravitojnë deputet të DLK ,dhe në radhët e tyre fëmijët e të vrarëve që përfolën vetëm në fushata, qeveria e Kosovës me kryeministër të LDK z. Abdulla Hoti, me shef të përgjithshëm ideologjik e politik z. Isa Mustafa, solli në Parlamenti e Kosovës amendamentet për buxhetin për mbrojtjen e “vrasësve” (të arrestuarve nga TSK në Hagë) të përfaqësuesve politik të LDK në një vlerë prej 21 milionësh euro. U votua nga deputet e LDK, ku takojnë edhe deputetet e fëmijët e të vrarëve të përfolur për konsum elektoral. Por kësaj, si do i veni emrin ju hipokritet e LDK? Pra, kemi të bëjmë me degradim moral tuajin dhe hipokrizi si shkalla me ulët e dinjiteti njerëzor, që ju se keni fare. E them dhe e përsërisë, se vrasja e personaliteteve bashkëpunëtor të presidentit Rugova ishte e dhembshme dhe është humbje e rende që duhet zbardhur për të vendosur drejtësi dhe paqe në ketë vend. Por, këto vrasje pa dashur të merrem me autorët, të cilët duhet ta vuajnë dënimin e drejtësisë , JANE VRASJE TE POROSITURA nga vet qarqet antirugoviste në LDK e sotme, që përfshijnë kabinetit e Bujar Bukoshti dhe Financimin e Isa Mustafes. Pra , është koha e fundit që drejtësia ex officio të kërkoj vrasësit e porositësit e tyre nga vet radhët e LDK së sotme dhe shefit të tyre ideologjik Isa Mustafa.