“Hiqjani aparaturat se po vuan, s’ka jetë më”, mes lotëve babai rrëfen vdekjen e së bijës 12-vjeçare 

Bardhyli është një baba që 6 vite më parë ka humbur vajzën e tij 12-vjeçare në një aksident.

Sot, ai ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babanë e tij, Ibrahimin.

Përballja në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan nuk është aspak e lehtë, ndërsa në publik ndodhet edhe bashkëshortja e Bardhylit, Lavdia.

Si fillim, mes lotëve, ai nis të rrëfejë ngjarjen e tmerrshme që ka shenjuar jetën e tyre.

Bardhyl: Në datën 26 Qershor të 2016 më ka bërë vajza aksident. U nis nga shtëpia, kishim dasmë, martuam mbesën, u nis ditën tjetër për të ikur. I dhashë prokurën vëllait tim për të ikur në Korfuz. Gjatë rrugës, ka bërë aksident në Qafë-Muzinë, aty e ka bërë aksidentin.

Eni Çobani: Dhe nga të gjithë njerëzit që ndodheshin në makinë, vetëm vajza juaj humbi jetën.

Bardhyl: Vetëm vajza ime.

Eni Çobani: Në moshën?

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE