Hisen Berisha: Lajçak mos shantazho, Kosova është e gatshme edhe për luftë nëse cenohet liria, integriteti dhe sovraniteti i vendit-Shkruan; Hisen BERISHA
Një deklaratë e emisarit sllovak, Miroslav Lajçak ditën e sotme ka bërë që deputeti i PDK-së, Hisen Berisha të reagojë ashpër, ndërsa i është drejtuar atij me fjalë “mos shtantazho”, shkruan Reporteri.net.Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se Kosova është e gatshme edhe për luftë, nëse cënohet liria e integriteti i vendit.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Z.Lajçak, mos shantazho!
Z.Lajcak, KOSOVA është e gatshme edhe për luftë, nëse cenohet liria, integriteti dhe sovraniteti i vendit.
Por, duhet ta dini, se ky nuk do të jet konlikt!
Ju kujtoj, ju dhe mbështetësit e Serbis, se në rast të një lufte me Serbin, beteja do të zhvillohet, në dhe për Nishin e Korshumlinë, dheun e të parëve të mi Rashkën e Sanxhakun.
Sot, kemi një gjeneratë të tërë që e trashegojnë lirinë.
ht “Ne mund të kemi ose normalizim, ose konflikt. Sigurisht se ne duam të fokusohemi plotësisht në normalizim, prandaj duam të shmangim çfarëdo përshkallëzimi, nuk është në interesin e askujt”, u shpreh Lajçak.