HISTORIA E EMRIT TË BERATIT.-Shkruan:Blerina Behari

Emri i qytetit të lindjes, Beratit!

Ne vitin 533 Berati emërtohet Pulheropolis. Emri i qytetit lidhet me emrin e Pulherias, bashkëpunëtore (motra e perandorit) në fronin bizantin në vitet (450-453). Pagëzimi me emrin e një perandori, që në latinisht ka kuptimin i pasur, i shkëlqyer, i fortë tregon pa dyshim për një lulëzim ekonomik në shek e V. Me këtë emër Berati do të quhej deri në shek IX kur pushtohet nga Bullgaret. Veçoria kryesore e administrimit Bullgar ishte shnderrimi i emrave të vendeve, nga emrat e vjetër në emra sllave kështu Berati u quajt Belgrad –Qytet i Bardhë.

Trajta Berat e emrit mendohet si variant shqip i emrit Belgrad, por ekziston dhe një arsyetim tjetër sipas të cilit emri shpjegohet në një ferman (Berat) që në osmanisht do të thotë, Imunitet, Privilegj./www.QendraPress.com/