Historia e kosovarit 11-vjeçar që u vra pas shpine nga serbët derisa po i çonte ujë babai
Me 24 tetor 1998, snajperistët serbë vranë pas shpinës 11 vjeçarin, Shemsi Elshani.
Nga shtëpia e tij, përmes kësaj rruge 22 vjet me parë, u nis në drejtim të malit.
Por, atëkohë, Shemsi Elshani, nuk arriti që ujin t’ia dërgonte babait, i cili po priste dru në malin e fshatit.
Me 24 shtator të vitit 1998, 11 vjecari, Shemsi Elshani nga Krajkova, u qëllua pas shpinës nga një snajperist serb.
Ai u vra në vend, ani pse atë kohë ishte vendosur një armëpushim mes serbëve dhe shqiptarëve.
E më t’i dëgjuar krismat, u alarmuan edhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët natën po e kalonin në bodrumin e kësaj shtëpie në fshatin Krajkovë të Drenasit.
Por, nën shënjestrën e snajperistëve serbë, jo të gjithë kishin mundësi të shkonin ta tërhiqnin trupin e 11 vjecarit të vrarë.
E kjo punë, si shihet edhe në këto pamje të vitit 1998, iu besua ta bënte ish – ushtari i UCK-së, Maliq Elshani.
Ani pse kanë kaluar 22 vjet, Maliq Elshani, e kujton çdo detaj të asaj ditë të rëndë.
Elshani tregon për T7, se sa e vështirë ishte për ta ta shihte një 11 vjecar, të vrarë.
E më ta marrë trupin, bartjes së tij iu bashkuan edhe shumë bashkëfshatarë.
Nga vendi ku u vra, 11 vjecari u bartë drejt shtëpisë së tij në fshat.
Ai u vendos në këtë dhomë, i rrethuar nga familjarë e gazetarë të ardhur nga e gjithë bota.
E dhimbja për vrasjen e tij, ishte e madhe…
Maliq Elshani, i kujton këto momente, kur me duart e tij, e vendosi në dyshemenë e kësaj dhome, trupin e pajetë të një fëmiu të vrarë nga regjimi serb.
Ndërkohë, nga kjo shtëpi, trupi i pajetë i Shemsi Elshanit, u nis drejt varrezave të këtij fshati
Por, as ceremoninë e varrimit, forcat serbe nuk i lanë ta bënin të qetë.
Shemsi Elshani, u vra dhe u varros me 24 tetor të vitit 1998, në varrezat, që më vonë do ta merrnin emrin si varrezat e dëshmorëve të fshatit Krajkovë.
Në varrimi e tij, morrën pjesë shumë njerëz nga rajoni i Drenicës.
Në shtëpinë ku jetonte Shemsi Elshani, tash nuk banon askush.
Për t’i ikur një ambienti që kujton vdekjen e të birit, familja Elshani janë shpërngulur nga Kosova për në Gjermani.