Hodhi serbin në tokë pa ndjenja, krenohet boksieri shqiptar: Ka luan mbi luanët.
Roberto Bakaj, boksieri me famë ndërkombëtare, gjatë intervistës së tij të fundit, u shpreh se ishte ‘luan mbi luanët’ pas ndeshjes së tij të fundit kundër një serbi, të cilin e hodhi në tokë pa ndjenja.Madje pas ndeshjes, serbi shkoi me urgjencë në spital që të trajtohej për dëmtimet e rënda që mori nga boksieri shqiptar.“Kisha një barrë të rëndë mbi supe, sepse kishte shumë shqiptarë të pranishëm dhe unë duhej t`i bëja krenar ata. Ai ishte kundërshtar i fort, ishte luan dhe kjo ishte e dukshme por ka luan mbi luanët. Kur e kapën grushtat e mi breshëri, ai nuk rezistoi dot të qëndronte në këmbë”, tha ai për ‘Glamour Zone’.