Holanda pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca
Holanda është bërë vendi i fundit që ka pezulluar përdorimin e vaksinës kundër Coronavirusit “AstraZeneca”.Ky vendim është marrë për shkak të shqetësimeve lidhur me efektet anësore të mundshme.Qeveria holandeze ka thënë se masa, e cila do të zgjasë të paktën deri më 29 mars, ishte një masë paraprake, raporton BBC, transmeton Insajderi.
“Nuk mund të lejojmë asnjë dyshim në lidhje me vaksinën”, tha ministri holandez i Shëndetësisë, Hugo de Jonge.“Ne duhet të sigurohemi që gjithçka është në rregull, kështu që është e drejtë të ndalemi tani”.Ditë më parë një vendim të tillë e ka marrë edhe Republika e Irlandës lidhur me raportet për mpiksjen e gjakut tek të rriturit në Norvegji.Por, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk ka asnjë lidhje midis vaksinës dhe rrezikut për mpiksje të gjakut.Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda tashmë kanë ndaluar përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”.Ndërkohë, Agjencia Evropiane e Barnave, e cila aktualisht po kryen një rishikim të incidenteve të mpiksjes së gjakut, ka thënë se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj