Holbruku shqiptar nuk ndalet – Ju falem nderi Kroaci. Hvalla vam Hervatska/ Thank you Croatian!- Nga gjenerali Hisen Berisha-

0

Mungesa e veprimit institucional të pushtetit shtetëror, vë në veprim ndërgjegjen qytetare. Mbi 30 vite jemi dëshmitarë të partneritetit mbështetës të ndërsjellë të popullit e shtetit kroat me shqiptarët e Kosovës. Tashmë kur politikat e gabuara qeverisëse në Kosovë po e sjellin në pikëpyetje qëndrueshmërinë e shtetit të ri e fragjil të Kosovës, janë shtetet e popujt partner si Kroacia që po dëshmohen si krah përballë hegjemonisë politike dhe ushtarake të Serbisë në rajon. Qëndrimi i qeverisë kroate përmes ministrit të jashtëm kroat, për partneritetin ushtarak dhe mbështetjen e politikave integruese për Kosovën dhe liberalizimin e vizave për Ne, është tregues i kësaj miqësie tradicionale mbështetëse. Kjo do të duhej të nxiste reagimin ceremonial protokollar të qeverisë së Kosovës ndaj ministrit të jashtëm të Kroacisë dhe Qeverisë kroate, për gatishmërinë politike dhe ushtarake që bashkërisht ti kundërvihemi ambicieve politike, hegjemoniste të Serbisë në rajon. Por hendikepi politik që kanë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, me identifikimin me persona nga rrjete terroriste si Osman Atalaj apo edhe protagonist të ndikimit rus në Kosovë edhe SHBA, si kongresisti Dana Rohrabacher, e pengojnë diplomacinë kosovare të ketë sukses në këtë drejtim. Detyrë e diplomacisë ndërkombëtare do të duhej të ishte sanksionimi i Serbisë për luftërat dhe krimet e kryera, ashtu si vepruan me Gjermaninë pas LDB, që të mos ketë të drejtë të armatoset dhe të mbaj përgjegjësi për dëmet e krimet e shkaktuara. Pritjet politike ishin vendosja e balancimit të fuqisë ushtarake në vendet e rajonit. Por, kjo ishte e pa mundur të arrihet ndaj Serbisë, nga partneriteti tradicional që ruan Serbia me Rusinë e Kinën. Objektivi strategjik i vendeve tona Kosovës, Shqipërisë, por edhe Maqedonisë e Malit të Zi dhe Bosnjës, mbetet integrimi në BE dhe në NATO, për të mbajtur partneritetin tradicional kundër pretendimeve ruso-serbe në rajonin e Ballkanit Adriatik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *