Homazhe  me rastin e  Ditës së dëshmorëve në Landovicë  dhe  porosia nga atje  nderoni sakrificën e për liri të Dëshmorëve

Sot, me 15 shtator shënohet, Dita e Dëshmorëve të komunës së Prizrenit. Komuna e Prizrenit me 15 shtator të vitit 1999 bëri rivarrosjen e të gjithë dëshmorëve të komunës së Prizrenit në Landovicë , Ku më vonë me vendim të Asamblesë komunale të Prizrenit u vendos dhe u votua që kjo datë të festohet si dita e Dëshmorëve të Komunës së Prizrenit .Sot, me  rastin e kësaj date  të rëndësishme shoqate dala nga  lufta, Komuna e Prizrenit familje  dëshmorësh dhe  qytetarë nderuan  këtë datë me  homazhe në  varrezat e  dëshmorëve në Landovicë, nënkryetari i komunës së Prizrenit Kujtim Gashi  , sot tha se jemi këtu në nderim të  këtyre   dëshmorëve që  dhanë  jetën për lirinë  që po e  gëzojmë ne.

Isa Berisha. Sekretar i OVL  në  Prizren, në emër të shoqatave  të dala nga lufta edhe njëherë   rikujtoi  se  gjaku i dëshmorëve është  vete liria e këtij toke di dhe  vazhdoi

Kryesuesja e kuvendit Antigona Berisha Krasniqi  uroi këtë ditë të dëshmorëve për Prizreni duke theksuar se   kjo datë  ka simbolikën e vetë që ne duhet ta nderojmë.

Me shumë emocione  për  komandant Hysen Rexhepin  rikujton këtë datë  nëna e  këtij komandanti, duke  evokuar edhe kujtimet  e shkuarjes dhe  rënies për liri të  birit  në betejën e lavdishme të UÇK-së në Jeshkovë, ku Hyseni ra  për të mos vdekur kurrë.

N ë datën e sotme  në  homazhe  për fat të keq munguan pjesëtarët e  uniformuar të FSK gjegjësisht Ushtrisë së Kosovës  dhe  uniformat blu të Policisë së  Kosovës, Kjo  u  ra në sy edhe familjarëve   dhe të  pjesëmarrësve  në këto homazhe. Nderi  për dëshmorët dhe  data e caktuar   për të  gjithë  Dëshmorët e  komunës së Prizreni 15  shtatori   u tha  se është  data  më  sublime  për  të  gjithë ne.