Homazhe në varrezat e Dëshmorëve me rastin e e 28 Nëntorit , gjithë të bashkuar
Me rastin e 28 Nëntori që në vete shumë festa për kombin tonë. Një prej kthesave të mëdha historike është rezistenca e armatosur e popullit, me organizimin e UÇK-së, ku nuk u kursye asgjë për lirinë. Vajza dhe djem, sakrifikuan edhe jetën që ne sot të flasim për çfarëdo zhvillimi. Ku dita e sotme filloi me homazhe në varrezat e Landovicës e ku ishte Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, shoqatat e dala të luftës, ish luftëtarë e shumë qytetarë, bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë – të përulur për jetën dhe veprën e heronjve kombëtarë. Ku me këtë rast kryetari i komunës Shaqir Totaj, tha se nuk kemi si të mos jemi sot këtu, Pasi që jo datë ka rëndësi të madhe kombëtare. Andaj ne ua urojmë të gjithë qytetarëve këtë festë të madhe tha kryetari Totaj . Në emër të shoqatave të dala nga lufta falënderoi sekretari i OVL -së Isa Berisha , ku tha s e kjo datë ka ne vetë rëndësinë e madhe sepse është datë që lidhet me daljen në skenë ët UÇK –së datëlindjen e komandantit dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Nehat Basha ish komandat i Brigadës 125 me këtë rast k evokuar shumë kujtime nga lufta dhe ka uruar këtë datë të madhe të kombit shqiptare. Në homazhe ishin prezentë edhe partitë opozitare si nga LVV ishin edhe deputetë të kuvendit pastaj përfaqësues të Policisë dhe asosaconeve të shumta e mysafirë edhe nga Shqipëria e Maqedonia/www.qendrapress.com/
———————————————————————-