Homazhe për nder 27 vjetorit të rënies së Dëshmorëve Albrim Zaim Fanaj dhe Ylber Zenel Fanaj

         Sot, në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, me rasti ne 27 vjetorit të rënies së të dëshmorëve Albrim Zaim Fanaj dhe Ylber Zenel Fanaj, të rënë heroikisht më 10 korrik 1998 në vendin e quajtur Guri i Vogël, në malet e Koretnikut, përgjatë kufirit shqiptaro-shqiptar u organizuan homazhe e ku morën pjesë familjarë të Dëshmorëve, ish bashkëluftëtarë, Shoqata të dala nga lufta , kryetari i komunës Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, kabineti i kryetarit si dhe drejtor të ekzekutivit të komunës. Me këtë rast kryetari Totaj tha se sot jemi për ti nderuar dëshmorët e rënë sot e 27 vite me herët duke rikujtuar këta rikujtojmë edhe gjakun e derdhur për liri . Isa Berisha në emër të OVL-së së UÇK-së dega në Prizren dhe shoqatave të dala nga lufta tha ‘’Kjo betejë përkujton një faqe të lavdishme të historisë sonë kombëtare, dhe sakrificën sublime të bijve më të mirë të kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë që gëzojmë sot.’’ Inserte Kurse në emër të familjarëve ka folur ish komandanti lokal i UÇK-së Malush Fanaj, duke rikujtuar evokime nga veprimtaria e këtyre dëshmorëve.  Kurse bashkëluftëtarë të dëshmorëve sot kanë bërë vizita edhe në familjet e këtyre dëshmoreve për të ndarë bashkë kujtime lavdie