Hotelierët kërkesë Qeverisë: Në sallat e dasmave të lejohen deri në 250 persona

0

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të hënën të hapen të gjithë sektorët, duke përfshirë edhe sallat e dasmave. Ata kërkuan që në këto salla të lejohen deri në 250 persona.Kryetari i kësaj ode, Hysen Sogojeva, tha se në takimet me institucionet kanë kërkuar që të hapen sallat e dasmave, por për këtë ende nuk kanë marrë përgjigje.Ai theksoi se nga institucionet iu është premtuar se mbajtja e ahengjeve do të lejohen në hapësira të hapura.Në takimin e mbajtur me pronarët e sallave të dasmave, Sogojeva deklaroi se do të jenë partnerë me Qeverinë për respektimin e masave.“Kemi pasur takim me ministrin Vitia dhe jemi duke ndërtuar një plan se si gastronomia dhe hotelieria ka për të punuar kur pritet të hapet kjo veprimtari. Atë çka e vendosim në manual duhet ta zbatojmë sepse do të jemi partnerë me Qeverinë. Problemi qëndron se në momentin që kam dhënë informimin se nuk është kryer procesi i sallave të dasmave. Në diskutim e sipër kam kërkuar rnga ministri të bisedojmë se si t’i hapim sallat.Nëse është e lejume 10 metër katror pse të mos lejohet edhe 10 metër katror në sallat e dasmave. Me ndihmën e Afrimit ne kemi thirr këtë ngjarje që të diskutojmë se si të marrim qëndrim më tutje. Është e sigurt që na është premtuar që nëse sallat nuk mund të mbajnë brenda janë të lejuara të mbajnë jashtë nëpërmjet shatoreve”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *