Hoti i përgjigjet Thaçit dhe opozitës: E keni gabim, unë nuk kam frikë të ulem në tavolinën e dialogut

0

Kryeministri Avdullah Hoti i është përgjigjur deklaratave të presidentit Hashim Thaçi dhe opozitës të cilët e cilësuan si të rrezikshme marrëveshjen e arritur në Washington.

Hoti gjatë raportimit në Kuvend, tha cilësimi i marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë si e rrezikshme për Kosovën është gabim strategjik.

“Nuk mund të hesht pak ndaj të pavërtetave që thuhen vazhdimisht për marrëveshjen e arritur në Washington dhe procesin e dialogut në tërësi. Cilësimi i marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë, si marrëveshje e dhembshme dhe e rrezikshme për Kosovën është gabim strategjik. Një deklarim i tillë është edhe i pasinqertë, pasi ata që kur u nënshkrua marrëveshja me 4 shtator e cilësuan si të rrezikshme, para dy dite e ngritën në qiell këtë marrëveshje për shkak të sigurimit të njohjes nga Izraeli”, tha Hoti.

Hoti tha se si mund të jetë e dëmshme një marrëveshje që nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë e cila ka sponsorizuar Pavarësinë e Kosovës dhe është shteti kyc që ka ndikuar që të kemi gjithë ato njohje dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

“Si mund të jetë e dëmshme për Kosovën një marrëveshje që sjell 1 miliardë dollarë amerikan mbështetje për projektet infrastrukturore dhe njohje të reja… Ata që tentojnë të ndjellin frikë te qytetarët për dialog e kanë gabim dhe e bëjnë për motive tjera që ata i dinë, unë nuk kam frikë të ulem në tavolinën e dialogut”, u shpreh Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *