Hoti jep shenja se Kujtim Shala mund të jetë kryetar i LDK-së
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku nënkryetarin e LDK-së, Kujtim Shala.“Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”, ka shkruar Hoti në fotografinë që me sa duket është realizuar kohë më parë. Ky postim vjen një ditë pasi Kryesia e LDK-së ka caktuar 14 marsin ditën kur do të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie. Sekretari i kësaj partie, Arban Abrashi ka thënë se si datë orientues është caktuar 14 marsi.“Sot kryetari në dorëheqje e ka ftuar mbledhjen e Kryesisë për Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të LDK-së. Kemi diskutuar për datën 14 mars kur pritet të jetë data për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për caktimin e kryetarit të ri. Ne kemi filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e Kuvendit me 14 mars të këtij vitit”, ka thënë Abrashi. Abrashi ka thënë se kandidatët vet do t’i shpallin vet kandidaturat e tyre.