Hoti: Kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë COVID-19, të aktivizohet Plani i reagimit kombëtar

0

Kryeministri, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë COVID-19.

Sipas Hotit, ndonëse kemi parashikuar që kjo fazë të vijë në vjeshtë, duket se qysh tash kemi hyrë në këtë fazë.

“Pritjet tona kanë qenë që fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut, kurba e rasteve të vjen duke rënë por siç duket, sikur po ndodh në regjion e në botë edhe ne po hyjmë në fazën e dytë të pandemisë dhe si duket që qysh tash kemi hy në këtë fazë”, tha Hoti, shkruan Telegrafi.

Kryeministri kërkoj të aktivizohet Plani i reagimit kombëtar, që parasheh angazhimet e të gjitha ministrive përkatëse dhe institucioneve mbështetëse të nivelit qendror dhe lokal, si dhe angazhimin e sektorit privat.

“Kërkesa ime është që nga sot të aktivizohet plani i reagimit kombëtar, lus ministrin e Brendshëm që të marrë parasysh këtë kërkesë timen, dhe menjëherë të thërras në një takim të parë punues ekipin e nevojshëm, bartësit e institucioneve për të siguruar zbatimin në praktikë”, ka thënë Hoti.

Hoti po ashtu kërkoj nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj që të raportoj rregullisht në Qeveri për situatën me pandeminë, shkruan Telegrafi.

“E lus ministrin e Shëndetësisë që të kemi raport të rregullt javor në qeveri të detajuar për masat për zbatimin e tyre, e në veçanti për parashikimet e ekspertëve shëndetësorë për javët e muajt e ardhshëm sepse në bazë të saj ne do të marrim veprimet e nevojshme”, u shpreh Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *