Hoti konfirmon takimin me delegacionin amerikan

0

     Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të pres nesër në takim delegacionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler.

Delegacionit do t’i bashkohen edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA, Vizita bëhet në kuadër të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.Më shumë detaje të kësaj vizite do të bëhen të ditura nesër në mëngjes, njofton Zyra e kryeministrit të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *