Hoti: Kujdes maksimal që të evitojmë mbylljen totale

0

Teksa ka paralajmëruar për një valë të re të COVID-19, Hoti ka thënë se institucionet e Kosovës po bëjnë veprimet e nevojshme për t’u përballur me rritjen e rasteve.

Ai ka treguar se Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë planin për aktivizimin e shtretërve shtesë në Prishtinë dhe spitale regjionale si dhe është bërë plani për rishpërndarjen e stafit mjekësor sipas nevojës.

Hoti ka shtuar se janë rritur kapacitetet testuese, ndërsa, edhe një herë, ka paralajmëruar se testimi do të decentralizohet në regjione, teksa ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka ngritur struktura rajonale për të identifikuar vatrat infektive.

Sipas Hotit, në shkolla ka kontroll të shtuar.

Ai ka thënë se po rishikohen listat e vendeve me rrezik për të parandaluar udhëtimin nga ato vende.

https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=65449406&v=2.1&guid=e1ca86e7050c4a5baf32461ab8dc35bd2fc234a7c94040e8a0a61cfd3f16e258 Sipas kryeministrit janë aktivizuar inspektoratet për të mbikëqyrë zbatimin e masave.

“…Por, na duhet të tregojmë kujdes maksimal në punë, në shkollë, në biznes, në rrugë dhe në çdo aktivitet ku ka grumbullim të njerëzve. Duhet të kemi mirëkuptim për të evituar të gjitha tubimet publike të çfarëdo natyre, ashtu siç rekomandohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK”, ka thënë në fund ai.

https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=99452765&v=2.1&guid=e1ca86e7050c4a5baf32461ab8dc35bd2fc234a7c94040e8a0a61cfd3f16e258 Në Kosovë, në javën e fundit është rritur për gati 300 shifra e rasteve aktive me COVID-19. Deri tash janë regjistruar 16754 raste pozitive e 652 prej tyre kanë humbur betejën me virusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *