Hoti në Gjonaj të Hasit tha se Hasi është bastion i LDK-së dhe kam besim nga ju

0

                        Në Gjonaj të Hasit kandidati i LDK-së, për kryeministër, Avdullah Hoti, në tubimin zgjedhor ishte bashkë me funksionarë dhe kabinetin e tij, Fillimisht e përshëndeti Haziz Hodaj i cili e falënderoi për sjelljen e frymës pranverore, Ku kishte edhe mysafirë nga Kukësi. Anton Çuni kryetar dege dhe më këtë rast para hasjanëve tha se këtu jemi dhe hasjanët LDK do të festojë fitoren e 14 shkurtit. Kur ka shok e miq lehte është të jesh komandat dhe udhëheqës i mirë. Dhe me këtë rast ai tha se jemi në garë me dy kategori jemi ma ata që vjedhin dhe me një frymë tjetër komuniste .Këtyre kategorive mund të ju thotë stop pos LDK-së tha ai.  Ylber Vata nga Kukësi ka përshëndetur takimin tha se jam pak i emocionuar sepse jam përballë ndaj një personi për nga urtia që i ngjanë Ibrahim Rugovës që është Avdullah Hoti. Kandidati për Parlament Sylë Hoxha tha se Hasi i Bajram Currit dhe Hasi ka qenë me Ibrahim Rugovën, por edhe në luftë u dha bukë e i ruajti ashtu siç e ka traditë vetëm Hasi. Sot ka nevojë Hasi për LDK-në. Inserte Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti në Gjonaj tha se më 14 shkurt, Kosova i ka dy opsione, atë të shtet-ndërtimit që përfaqësohet nga LDK ose opsionin e izolimit që përfaqësohet nga ata me shirita të kuq.“Unë kam besim që në Kosovë dhe në Has ka më shumë njerëz të arsyeshëm sesa njerëz që janë mashtruar. Besoj që njerëzit e arsyeshëm janë shumicë në Kosovë dhe ata do ta vendosin rezultatin e 14 shkurtit dhe ne kemi me fituar. Ju ftoj që të na jepni mbështetje të madhe që të vazhdojmë rrugën për në destinacionin final që është integrimi në BE, anëtarësimi në NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA-të”, tha Hoti.  Arben Gashi tha se LDK është e rëndësishme se kjo garanton vazhdimin e shtetit të Kosovës Inserte Kandidati i LDK-së, i ftoi hasjanët që në mënyrë sa më masive të dalin në zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *