Hoti: Në Shtëpinë e Bardhë nuk gjetëm as harta e as thika

0

Kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, pas Klinës fushatën e ka vazhduar edhe në Istog.

Hoti tha se gjashtë muajt e qeverisjes sa ai ka udhëhequr me qeverinë ishin ndoshta më të vështirat në 20 vjetët e fundit në Kosovë.“Kemi pasur gjashtë muajt e qeverisjes jo të lehta ndoshta më të vështirat në 20 vjetët e fundit. Veç në vitet e 90-ta LDK-ja e ka pasur më të vështirë për të organizuar vendin dhe për të mbajtur institucionet. Edhe unë besoj që në këta gjashtë muajt të njëjtat sfida i kemi pasur edhe në menaxhimin e situatës me pandeminë por edhe me problemet socio-ekonomike që na i solli pandemia”.Ai theksoi se problemet e shtetësisë ishin fundamentale që i sollën qeveritë e kaluara.Kandidati i LDK-së për të parin e Qeverisë shtoi se në Shtëpinë e Bardhë ku edhe u nënshkrua “Marrëveshja 4 shtatorit” në Washington mes Kosovës dhe Serbisë, nuk kishin gjetur as harta, as thika dhe asnjë gjë tjetër.Kësaj iu referua një deklarate të bërë më parë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.“Por, mbi të gjitha nga problemet fundamentale të shtetësisë që na i sollën qeveritë e kaluara. Dhe është dashur të bëjmë shumë punë për të kthyer kursin aty ku duhet. E kemi gjetur Kosovën të izoluar politikisht dhe ekonomikisht nga miku më i madh që ka Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pas disa jave ne kemi marrë ftesë për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë. Edhe kur kemi shkuar s’kemi gjetur as harta, as thika as një gjë”.“Kemi gjetur një marrëveshje për ta negociuar dhe për ta nënshkruar, e cila forcon shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo ka rezultuar me një njohje mjaft të rëndësishme pas tre vjetësh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *