Hoti: Nesër takohemi me Serbinë në Bruksel për njohje reciproke

0

              Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se të hënën me Serbinë do takohen në Bruksel për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohjen reciproke.

Ai shtoi se marrëveshja arrihet vetëm kur të përmbyllet njohja. Hoti tha se nuk do të ketë marrëveshje të ndërmjetme apo kreative që nuk e zgjidh problemin, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Bazuar në zotimet që i kemi dhënë në Samitin e Parisit më 10 korrik 2020, si dhe mbështetjen që kemi marrë nga Presidenti Makron dhe Kancelarja Merkel, të hënën në Bruksel e takojmë palën serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja arrihet vetëm atëherë kur përmbyllet me njohje reciproke. Nuk do të ketë marrëveshje të ndërmjetme, parciale apo kreative që nuk e zgjidh problemin përgjithmonë. Do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, që është sistematike dhe ku përfshihen të gjitha çështjet që duhet të adresohen në mes të dy vendeve të pavarura duke u bazuar në konventat, standardet dhe praktikën ndërkombëtare të rregullimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve të pavarura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *