Hoti para ministrave: Marrëveshja fuqizon Kosovën në arenën ndërkombëtare
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë e ka konsideruar si hap të madh drejt marrëveshjes finale, që sipas tij do të përfundojë me njohje reciproke.
Në mbledhjen e së mërkurës të Qeverisë, derisa Hoti i informonte ministrat tha se kjo marrëveshje fuqizon Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Derisa edhe paralajmëroi investime 1 miliardëshe në Kosovë, si pasojë e kësaj marrëveshje për normalizim ekonomik që ndodhi më Uashington.
Mbledhja e qeverisë është duke vazhduar, derisa kanë 13 pika në rend të ditës