Hoti paralajmëron se mund të ketë masa edhe më të ashpra në fund të javës
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke folur për situatën me Covid-19 në Kosovë, thotë se numri i të infektuarve po vazhdon të jetë i lartë, por se në fund të kësaj jave do të rishikohen masat e vendosura nga Qeveria.
“Ne kishim një periudhë pak më të lehtë para një muaji, por tash është përkeqësu, numri është mjaftë i lartë. Ditëve të fundit kemi pas standart mbi 500 raste. Kemi riorganizu spitalet, kemi kriju kapacitete shtesë, kapacitete testuese dhe po përcjellim protokollet e organizatave ndërkombëtare. Tash ne s’e kemi shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, por kemi zhvillu kritere, kemi kategorizu komuna në bazë të numrit të infeksioneve”, tha Hoti për Klan Maqedonia.
“Nuk e kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, por në bazë të ligjit që kemi anti-Covid kemi ndërmarrë hapa të nevojshëm. Jemi duke përcjellë situatën. Në fund të kësaj jave bëhen dy javë të masave të reja dhe do të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm të efektit të atyre masave për të konsideruar nëse duhet të shkojmë në masa që janë pak më ekstreme e që nuk janë të lehta realisht, por do të detyrohemi ndoshta të marrim masa më të ashpra”, tha Hoti.