Hoti pas suksesit të filmit ‘Zgjoi’: Kështu promovohet e nderohet shteti
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas suksesit të filmit ‘Zgjoi’ në festivalin më të madh të filmit në Amerikë.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se kështu promovohet e nderohet shteti, shkruan Reporteri.net.Ai tutje ka thënë se edhe njëherë Kosova është vënë në vëmendjen e opinionit ndërkombëtar.Projekti kinematografik ka rrëmbyer tri çmime.Në garën e kinemasë dramatike botërore, “Zgjoi” është shpërblyer me çmimin e madh të jurisë, çmimin e publikut dhe çmimin e regjisorit më të mirë.
Postimi i plotë i Hotit: Kështu promovohet e nderohet shteti! 3 çmime për filmin “Zgjoi” në “Sundance Film Festival”.Edhe njëherë Kosova në vëmendjen e opinionit ndërkombëtar!Filmi që trajton ngjarjen e vërtetë të Fahrije Hotit, gruas guximtare nga Krusha, që tashmë do të jetë e njohur edhe përtej Kosovës.Kultura, arti e sporti po na bëjnë krenarë prandaj duhet të investojmë më shumë në këto fusha.Urime për regjisoren Blerta Basholli, aktoren kryesore Yllka Gashi dhe gjithë ekipin e këtij filmi