Hoti për VV-në: Mos ju besoni atyre që dogjën Kuvendin dhe përgjakën policinë
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, të hënën, kërkoi nga qytetarët e Lipjanit dhe gjithë Kosovës, që mos t’i votojnë ata që dogjën Kuvendin dhe përgjakën policinë tonë, burrat dhe gratë e këtij vendi, të cilët me nderë po i shërbejnë interesave të shtetit dhe qytetarëve.
“Ju jeni dëshmitarë se çfarë janë në gjendje të bëjnë ata për pushtet. Dogjën Kuvendin e Kosovës, tempullin e demokracisë, ndërsa e përgjakën policinë e Kosovës, burrat dhe gratë e këtij vendi që shërbejnë me nderë”, tha Kryeministri Hoti. Kryeministri tha se ata që po vendosin sot shirita të kuq sikur në kohën e komunizmit, i kanë dëmtuar rëndë raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë.“U dashtë qeveria jonë t’i rikuperoj këto marrëdhënie. Kur morëm drejtimin e qeverisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin vendosur sanksione Kosovës, pasi që ishin bllokuar fondet e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), ushtria amerikane paralajmëronte ikjen nga Kosova, ndërsa trajnimet për FSK-në ishin pezulluar. Për shtate muaj qeverisje, jo vetëm që hoqëm sanksionet, por arritëm që FSK-në ta bëjmë pjesë të Gardës së Iowa-s, për të kontribuar për paqen në botë”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.Ai tha se përderisa ne po krenohemi me të kaluarën tonë shtetformuese, oponentët tanë politikë po e fshijnë të kaluarën sepse po turpërohen nga të bëmat e tyre kundër shtetit dhe interesave të qytetarët.“Ata gjithmonë kanë qenë në anën e kundërt të historisë së shtetit dhe demokracisë së Kosovës. Ne krenohemi me historinë tonë politike. Krenohemi me Presidentin Rugova dhe rrugëtimin e tij që po e ndjekim edhe sot, ndërsa oponentët tanë kanë qenë në anën e kundërt të Rugovës dhe të shtetit të Kosovës. Sot ata kanë angazhuar me dhjetëra IT për t’i fshehur nga publiku deklaratat e tyre kundër demokracisë dhe kundër procese që sollën formimin e shtetit të Kosovës”, tha Hoti