Hoti reagon pas votimit në Kuvend të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike
Kryeministri i Kosovës ka reaguar pas votimit në Kuvend të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Hoti ka falënderuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët mbështetën Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga COVID19.
“U jam mirënjohës dhe u falenderohem të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët besuan dhe e mbështetën Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të Qeverisë së Kosovës.
Nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga #COVID19”, ka shkruar Hoti.
Me 72 vota për dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.