Hoti: Si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit, nesër Kosova dhe Izraeli lidhin marrëdhënie diplomatike

0

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit, nesër nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se zyrtarizimi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvilloi më 4 shtator 2020 me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, shkruan Reporteri.net.“Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, nesër
nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit.Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *