Hoti sot takon Haradinajn e Limajn, temë kyçe dialogu me Serbinë

0

Për sot është paralajmëruar të mbahet takimi i liderëve të partive në koalicionin qeverisës me kryeministrin Avdullah Hoti.

Të paktën kështu është e ditur në një njoftim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa takimi mbahet në ora 14:00.

Kjo parti ka konfirmuar pjesëmarrjen e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin që do mbahet në ndërtesën e qeverisë, së bashku me liderët e tjerë të koalicionit dhe kryeministrin Avdullah Hoti”, thuhet në njoftim.

Temë kyçe e diskutimit mes tyre pritet të jetë dialogu me Serbinë, pasi Haradinaj dhe Limaj kanë thënë se po lihen anash nga kryeministri. Por ky i fundit ka thënë mbrëmë në TV Dukagjini se të gjitha informatat që ka ai kanë edhe partnerët e koalicionit qeverisës Haradinaj e Limaj

________________________

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *