Hoti;kemi udhëzuar shkollat që të përmbyllin plan programin deri më 18 dhjetor dhe po mbikëqyrim nga afër situatën
Kryeministri Avullah Hoti ka folur për situatën aktuale me Covid-19 në vend, ku është shprehur se kanë marrë masat e duhura dhe kanë rritur numrin e testimeve. Ai gjatë një interviste për Ora News ka thënë se “kemi trefishuar numrin e testimeve. Po mundohemi që të kufizojmë lëvizjen, i kemi udhëzuar shkollat që të përmbyllin plan programin deri më datë 18 dhjetor dhe po mbikëqyrim nga afër situatën”.
I pyetur se a do të ketë ashpërsim të masave? Ai është shprehur se “ne ulemi në baza të rregullta javore bashkë me Komitetin për Menaxhimin e situatës dhe analizojmë gjendjen, shifrat dhe bëjmë parashikimet për dy javët e ardhshme. Në dy javët e fundit kemi pasur një rritje eksponenciale të rasteve, në javën që jemi tash është stabilizuar kjo rritje dhe parashikimet janë që për dy javët e ardhshme gjendja do të jetë pak a shumë e njëjtë”.
Tutje Hoti ka thënë se planifikojnë zbatim më të saktë të masave aktuale.
“Nëse është kështu nuk kemi nevojë për ashpërsim të masave, kemi nevojë për zbatim rigoroz të masave që janë në fuqi dhe mbyllja e shkollave na jep pak komoditet që të mos marrim masa tjera shtrënguese”.
Kryeministri kosovar ka thënë se qytetarët janë ndërgjegjësuar në lidhje me respektimin e masave, ku nuk ka përjashtuar rastet kur këto masa duhet të imponohen për shkak të situatës. “Ka qenë ndërgjegjësimi i popullsisë në këto muajt e fundit që ka bërë zbatimin më të mirë të masave. Nuk kemi arritur t’i zbatojmë me përpikëri, edhe pse kemi qenë aktiv me inspektoriatin. Po mundohemi të punojmë me qytetarët që të jenë bashkëpunues, por nuk përjashtohen rastet kur qytetarët duhet të imponohen. Janë masa të rekomanduara nga profesionistë