Hovenier: Do t’i mbështesim mediat e pavarura dhe lirinë e fjalës

                           Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, në konferencën ndërkombëtare për siguri kibernetike “Cyber ZERO”, ka thënë se janë të përkushtuar që t’i mbështesin mediat e pavarura dhe shoqërinë civile.Ai gjithashtu ka theksuar se janë të përkushtuar që ta mbështesin Kosovën në shfrytëzimin e burimit të saj më të rëndësishëm – rininë e saj.“SHBA-të ndihmuan në sponsorizimin e kësaj konference sepse jemi të përkushtuar të mbështesim mediat e pavarura si dhe shoqërinë civile, dhe sepse ne e konsiderojmë lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes si të drejta themelore, të nevojshme për të çuar përpara demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik”, ka thënë Hovenier në fjalimin e tij, që u shpërnda nga faqja e Ambasadës amerikane në Facebook