Hovenier i shkon në seli kryetarit të PDK-së, Krasniqi: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, veprimet e njëanshme të Qeverisë po e dëmtojnë Kosovën
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se sot është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.Krasniqi ka thënë se ambasadorit amerikan ia ka përsëritur qëndrimet e PDK-së se Kosova nuk duhet të vuajë masa ndëshkuese për shkak të “kryeneçësisë politike të një individi”, dhe se zgjedhjet e parakohshme janë alternativa e vetme, shkruan gazeta online Reporteri.net.Kreu i PDK-së thotë se se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, janë tërësisht të papranueshme dhe rrjedhimisht ndikuan në acarimin e raporteve me partnerët ndërkombëtarë dhe dëmtuan imazhin e vendit. “Sot, në selinë e PDK-së, kam pritur ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Situata aktuale politike, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe veprimet e nevojshme përpara, drejt rikthimit të Kosovës në kursin pa alternativë euro-atlantik, ishin tema të diskutimit tonë.Për PDK-në, siç kemi thënë nga fillimi, veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, të cilat përtej dëmtimit të progresit dhe imazhit të vendit, i sollën Kosovës edhe sanksione nga partnerët kryesorë ndërkombëtarë, janë tërësisht të papranueshme.Ky nuk është vullneti i qytetarëve dhe ajo për të cilën ata kanë votuar, rrjedhimisht, Ambasadorit amerikan i shpreha qëndrimin që Kosova të mos vuaj masa ndëshkuese për shkak të kryeneçësisë politike të një individi.PDK vlerëson se kjo Qeveri e ka humbur rrugën e duhur, njëkohësisht edhe kredibilitetin e saj, prandaj, zgjedhjet e parakohëshme janë alternativa e vetme.Ambasadorin amerikan e falënderova për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve tanë dhe e sigurova se PDK do të angazhohet fuqishëm që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të luaj rrolin e saj konstruktiv në shërbim të këtij interesi”, shkruan Krasniqi