Hovenier: Partneriteti SHBA-Kosovë është i fortë
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se partneriteti i SHBA-së me Kosovën është mjaft i fortë.Hovenier ka shkruar për takimet që një delegacion i lartë i SHBA-së i drejtuar nga këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, kishte dje në Kosovë, shkruan Reporteri.net.“I lumtur të presë në Kosovë dje, këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Këtu, këshilltari Chollet është angazhuar me një gamë të gjerë të liderëve, qeveritarëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, dhe gazetarëve”, ka thënë Hovenier.Chollet dje gjatë vizitës në Kosovë, kishte takime me krerët e shtetit dhe opozitën.Veç e veç, Chollet theksoi se për çka u fol në takimet që zhvilloi sot. Në njoftimet që ndau, Chollet për ta la edhe porosi.Me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, Chollet tha se u fokusua në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.Chollet ka theksuar se do të vazhdojë mbështetja e ShBA’së drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve, duke pritur angazhimin edhe të Kosovës.