Hovenier tregon se çka u diskutua në Ambasadë për Asociacionin: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka folur pas diskutimit të organizuar nga Ambasada e SHBA në Kosovë rreth krijimit të Asociacionit, që u zhvillua sot para dite,
Nikoqiri i këtij diskutimi tha se ky takim u organizua për të dëgjuar mendimet e ndryshme në lidhje me këtë temë – themelimin e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se “nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik” të saj. https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=6275511&v=2.1&guid=72c816e7c0e7467a97f39f4f89edf9975b20b476193542c282b9f324f0dd3f40
Hovenier tha se SHBA-ja pret që “Kosova t’i përmbushë obligimet e saj”. Shtoi se themelimi i Asociacionit është çështje urgjente dhe e rëndësishme, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Ne [SHBA] jemi të gatshëm që të japim ekspertizën dhe përkrahjen politike që të sigurohemi që kjo funksionon në shërbimin më të mirë për të gjithë kosovarët”, tha amerikani.
“Disa zyrtarë të lartë të SHBA-së e kanë qartësuar. Dhe unë dua të jem shumë i qartë për pozitën e SHBA-së. Ne nuk mbështesim ndonjë angazhim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që s’është në përputhje me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese apo që do të kërcënojë sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, karakterin multi-etnik apo institucionet demokratike”.
“Ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, që beson se mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, i pavarur, multietnik, demokratik, dhe siguron të drejtat e pakicave në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Hovenier.
“Ne dëgjuam mendimet e para të këtij grupi pjesëmarrës. Këto perspektiva janë të rëndësishme për të avancuar procesin e bisedimeve për në rrugën e Kosovës evropiane dhe euroatlanike”, u tha Hovenier gazetarëve pas diskutimit të organizuar në ambasadën amerikane në Prishtinë.
Ai tregon se pjesëmarrësit në këtë takim përfshijnë zyrtarë qeveritarë, anëtarë të shoqërisë civile, liderë politikë, dhe diplomatë të huaj.
“Ne duam që ta kuptojmë perspektivën e pjesëmarrësve në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Si mund të jetë por edhe çfarë kapacitete mund ose nuk duhet të ketë”, tha Hovenier, përcjell gazeta online Reporteri.net.
“Diskutimi ynë është i përqendruar në tri gjëra. E para si mund të funksionojë një Asociacion në praktikë dhe pjesëmarrësit në këtë takim dhe pjesëmarrësit në këtë takim ngriten një sërë temash”, tha ai.
Ndryshe, në diskutimin e organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë, pjesëmarrës ishin edhe shefat e kabinetit të Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani, Luan Dalipi, gjegjësisht Blerim Vela.